Gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, që po zhvillohet në Pekin, ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jieshi, foli gjatë një konferencë shtypi, për politikën e jashtme kineze, gjatë 5 viteve të ardhme.
Politika e jashtme e Kinës, do të fokusohet tek marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për të ndërtuar një shoqëri të përparuar. Kina, tha ministri Yang, do të japë kontribut më të madh për ndërtimin e një botë harmonike dhe paqësore.
Sipas ministrit, marrëdhëniet kryesore mes Kinës dhe vendet të tjera, do të orientohen rreth bashkëpunimit reciprok dhe përfitimeve të përbashkëta. Në të ardhmen, tha ministri, Kina do të vazhdojë të zbatojë kursin themelor të miqësisë dhe të partneritetit me vendet fqinje. Këto përpjekje do të shërbejnë për të krijuar një mjedis rajonal të paqes e të stabilitetit.
Përveç këtyre, Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Afrikën; të nxitë më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me Rusinë; do të vazhdojë ndihmën reciproke, bashkëpunimin me Bashkimin Evropian; do të ruajë e forcojë lidhjet e kontaktet e niveleve të larta me Japoninë për të shtuar besimin reciprok; do të vazhdojë respektin reciprok me SHBA-në e do të trajtojë mirë divergjencat dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis tyre për disa çështje, ndërkaq Kina kundërshton që SHBA-ja t'i shesë armë Tajvanit.
Yang Jieshi, tha gjithashtu se si vend në zhvillim, Kina po bën përpjekje më të mëdha për të luajtur rolin e saj ndërkombëtar.
Në situatën e sotme botërore, si një platformë e rëndësishme e "sistemimit të ekonomisë botërore", Grupi i 20 vendeve duhet të krijojë kushte dhe mjedis më të favorshëm për vendet në zhvillim. (Sihai)