PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, Nga zhvillimi ekonomik në zhvillimin e njeriut
2011-03-06 22:28:32 cri komenti juaj Printoni

"Shpresoj qielli i Pekinit do të bëhet gjithnjë e më i kthjellët dhe cilësia e ajrit do të jetë më e mirë."

"Çmimet do të bëhen më të arsyeshëm. Edhe të ardhurat do të rriten pak."

"Shpresoj çmimet e banesave do të ulen në një nivel të pranueshëm."

"Asgjë tjetër, por do të martohem sa më parë."

Këto janë zërat e disa banorëve të thjeshtë të Pekinit. Në përgjigje me dëshirat e banorëve, temat për përmirësimin e jetesës dhe ngritjen e nivelit të lumturisë mishërohen edhe në projektin e "Pesëvjeçarit të 12-të", që po shqyrtohet në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

"Në 5 vjet të ardhshëm, objektivi i rritjes ekonomike do të jetë mesatërisht 7% në vit, në bazë të ngritjes së cilësisë dhe të efektivitetit."

"Do të ngrihet 4% pesha specifike e vlerës së shtuar të degës së shërbimeve kundrejt GDP-së. "

"Rritja reale e të ardhurave neto për frymë do të kalojë 7% në vit."

"Banesat garantuese për banorët me të ardhura të ulëta në qytet do të zënë 20% të numrit të përgjithshëm të banesave."

Këto janë disa nga treguesit kryesor, lidhur me "Pesëvjeçarin e 12-të", të shpjeguar nga kryeministri kinez Wen Jiabao në raportin e tij mbi vepërimtaritë e qeverisë. Specialistët janë të mendimit se këto shifra pasqyrojnë ndryshimin e mendimeve të Kinës për zhvillim. Kaloi koha që Kina synoi vetëm për rritjen e shpejtë të GDP-së. Në 5 vjetë të ardhshëm, Kina do t'u kushtojë më shumë rëndësi cilësisë dhe efektivitetit të rritjes ekonomike, përfitimeve të marra nga banorët e thjeshtë në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimit të njeriut.

Ekonomisti Wang Yiming mendon se ky ndryshim ka rëndësi gur themeltar për Kinën.

"Mendoj personalisht se kjo do të jetë pikënisja e tjetër tridhjetë vjetëve të ardhshëm. Kaluam 2 tridhjetë vjetët, 30 vjetët pas shpalljes së Kinës së Re dhe 30 vjetët e reformës e hapjes."

Wang Yiming tha se në 5 vjetët e ardhshëm, koncepti i rritjes ekonomike dhe mënyra e zhvillimit të Kinës do të kenë ndryshime të reja .

Për objektivin e rritjes prej 7% në vit, profesori Yuan Gangmin, nga Universiteti Tsinghua, mendon se kjo shifër tregon mendimin krejt të ri të zhvillimit ekonomik.

"Ekonomia kineze ndodhet përpara disa problemeve, si rregullimit të strukturës, ngritjes së cilësisë ekonomike, kursimit të energjisë e pakësimit të shkarkimit, problemit të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare, etj. Për zgjidhjen e këtyre problemeve, duhet një shpejtësi pak më e ulët në rritje ekonomike, që të realizohet zhvillimi më i shëndetshëm dhe më i arsyeshëm."

Lidhur me "ngritjen e peshës specifike të degës së shërbimeve", deputeti Gu Shengzu, gjithashtu profesor ekonomik tha se lulëzimi i dëgës së shërbimeve do të shtojë vende pune, që të kultivojë një "shtresë të mesme", të fuqishme. Sa më shumë njerëz do të pasurohen me zhvillimin e degës së shërbimeve.

Me zhvillimin kolosal gjatë 30 vjetëve të kaluar, shtohen edhe kërkesat e banorëve për ngritjen e të ardhurave individuale. Realizimi i shpërndarjes së barabartë është detyra e rëndësishme e qeverisë kineze në 5 vjetë të ardhshëm dhe madje në një periudhë më të gjatë. Për këtë, në "5-vjeçarin e 12-të" paraqitet treguesi i qartë, që në 5 vjetë të ardhshëm të ardhurat vjetore për frymë do të shtohen 7% në vit.

Profesori Gu tha se në 5 vjet të kalaur rritja e GDP-së është më e lartë se ajo e të ardhurave. Por në të ardhmen, të dy treguesit do të ruajë rritje paralele, gjë që shënon vendosmërinë e qeverisë për shtimin e të ardhurave të banorëve.

"Një nga pikat tërheqëse në '5-vjeçarin e 12-të' është paraqitja e dy 'sinkronizimeve'. Sinkronizimi i të ardhurave të banorëve me zhvillimin ekonomik dhe sinkronizimi i pagesave të punës me efekasitetin e prodhimit. Nga rritja e të ardhurave, banorët e thjeshtë do të ndajnë frytet e reformës dhe të zhvillimit."

Profesori Gu tha se përcaktimi i treguesit të rritjes së të ardhurave është përgjigjia e qeverisë kineze për kërkesën e banorëve për jetën e lumtur.

Krahas këtyre, në këtë 5-vjeçar përcaktohen gjithashtu treguesit për uljen e konsumit të energjisë për njësi GDP prej 16% dhe për uljen e shkarkimit të dioksidit të karbonit prej 17%. Specialistët mendojnë se këta tregues janë shumë rigoroz, që të sigurojnë kinezët të jetojnë në një mjedis më të shëndetshëm.

Shifrat e tilla ka edhe shumë në "5-vjeçarin e 12-të". Këto shifra reflektojnë konceptin e ri të qeverisjes, që do të favorizojë jetën e miliardë kinezëve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China