Në një konferencë shtypi në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Ping tha se tani në Kinë, pjesa dërmuese e produkteve industriale, ka më shumë furnizime se kërkesa. Edhe mallra dhe mjete prodhimi kryesore janë me furnizime të bollëshme. Ai bëri të ditur se sipas kritereve të vlerësimit ndërkombëtar, rezerva e drithrave të një vendi duhet të jetë 17-18% të vëllimit të konsumit vjetor. Tani në Kinë kjo përqindje arrin në 40%. P.sh. Kina rezervon 100 miliardë kg gruri, shifër kjo barazon vëllimin e prodhimit të një viti. Rezerva e mjaftueshme hedh bazë të fortë për qëndrueshmërinë baze të nivelit të përgjithshëm të çmimeve. (Wang Lei)