Më 5 mars, kryeministri i Kinës Wen Jiabao theksoi në sesionin vjetor të organit suprem të pushtetit se Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për të nxitur zgjidhjet e problemeve të fokusit dhe globale dhe do të zbatojë përgjegjesinë e detyrimet që Kina duhet të mbajë.
Wen Jiabao ritheksoi se Kina zbaton politikën e jashtme të pavarur e autonome paqesor, ngul këmbë në rrugën e zhvillimit paqesor, në strategjinë e hapjes me leverdi reciproke dhe në nxitjen e ndërtimit të një bote me paqe të përhershme, me lulëzim të përbashkët dhe të harmonishme.
Ai paraqiti se Kina do të ruajë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qendrueshëm të marrëdhënieve me vende të mëdha kryesore, do të nxitë dialogun e bashkëpunimin, do të zgjerojë interesat e përbashkëta e bazën e bashkëpunimitë, do të zbatojë kursin e jashtëm të fqinjesisë së mirë me vendet fqinje, do të thellojë marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor të fqinjesisë me vendet fqinje, do të nxitë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe nënrajonal. Kina do të forcojë marrëdhëniet tradicionale miqësore të bashkëpunimit me vendet në zhvillim dhe do të realizojë e zgjerojë më tej rezultatet e bashkëpunimit dhe do të nxitë krijimet e reja të mënyrës së bashkëpunimit dhe të ndërtimit të mekanizmave.
Lidhur me politikën e jashtme shumëpalëshe, Wen Jiabao u shpreh se me samitin e grupit të 20 vendeve etj. si platformë, Kina do të forcojë koordinimin e politikave makroekonomike, do të nxitë reformën e sistemit ekonomik e financial ndërkombëtar, do të nxitë rritjen e fortë, të vazhdueshme dhe të ekuilibruar të ekonomisë botërore. (Çang Çuo)