Më 5 mars paradite, u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore - organit suprem të pushtetit të Kinës. Në emër të Këshillit të Shtetit, kryeministri Wen Jiabao bëri raportin mbi veprimtaritë e qeverisë dhe theksoi se shpejtimi i rregullimit të strukturës ekonomike duke përmirësuar jetesën e popullit është puna kryesore e qeverisë kineze.
Në raport u vu në dukje se në 5 vjetët e ardhshëm, do të shpejtohet shndërrimi i mënyrave të zhvillimit ekonomik, do të thellohen reforma e hapja me botën e jashtme, do të sigurohet e përmirësohet jetesa e popullit, do të zgjerohen rezultatet e përballimit me krizën financiare ndërkombëtare dhe do të nxiten zhvillimi i shpejtë e i qëndrueshëm ekonomik e harmonia shoqërore duke i hedhur bazë krijimit të shoqërisë komode.
Në raport u qartësuan më tej detyrat kryesore të qeverisë kineze në 5 vjetët e ardhshëm, si për shembull rritja mesatare vjetore ekonomike të jetë 7% dhe në vitin 2015, GDP-ja kalon 5.5 trilionë juanë.
Në raport u paraqitën edhe objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës në vitin 2011, domethënë GDP-ja do të rritet rreth 8%, do të përmirësohet më tej struktura ekonomike, do të kontrollohet rreth 4% niveli i rritjes së çmimit të mallrave, shtohen më se 9 milionë qytetarëve të punësuar duke kontrolluar nën 4.6% përqindjen e papunësisë dhe vazhdojnë të përmirësohen të ardhurat e shpenzimet ndërkombëtare.
Wen Jiabao u shpreh se këtë vit, duhet të trajtohen siç duhet marrëdhëniet midis zhvillimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik, rregullimit të strukturës ekonomike e kontrollit të inflacionit dhe qeveria kineze do të bëjë mirë kryesisht punët e stabilizimit të çmimit të mallrave, të zgjerimit të mëtejshëm të kërkesave të brendshme, të forcimit të pozitës bazë të bujqësisë etj.
Pas mbledhjes, deputetët e pranishëm u shprehën përkatësisht se ky raport u dha përgjigje preokupimeve të banorëve, si ngritjes së çmimit, kontrollit të tregut të banesave, shpërndarjes së të ardhurave kombëtare, masave kundër korrupsionit etj. Ky raport u dha banorëve të thjeshtë ngrohtësi dhe shpresë.
Gjatë sesionit 9 e gjysmë ditor, rreth 3000 deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës do të shqyrtojnë këtë raport dhe dokumentet përkatëse. (Fani)