Më 5 mars, u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore - organit suprem të pushtetit të Kinës. Në sesion morën pjesë udhëheqës kinezë Hu Jintao, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qinglin etj.
Sesionin e drejtoi kryetari i komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo dhe kryeministri Wen Jiabao bëri raportin mbi veprimtaritë e qeverisë. (Fani)