Më 5 mars, në raportin e tij mbi veprimtaritë e qeverisë, kryeministri kinez Wen Jiabao bëri të ditur se do të përsosë më tej mekanizmin e formimit të kursit të këmbimit valutor të RMB-së dhe do të kontrollojë me vëmendje lëvizjen e kapitaleve të huaja për të parandaluar hyrjen e "parave të nxehta".
Kina do të fillojë edhe politikën e qëndrueshme monetare, në vend të politikës së lirë monetare, të zbatuar në përballim kundër krizës monetare. (Wang Lei)