PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: Përmirësimi i jetës, theksi i punës
2011-03-05 22:45:01 cri komenti juaj Printoni
Më 5 mars u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organ suprem i pushtetit të Kinës. Për kinezët, ky sesion ka rëndësi të veçantë, sepse në të do të shqyrtohet dhe të miratohet "Pesëvjeçari i 12-të" mbi planifikimin e ekonomisë kombëtare dhe drejtimin e zhvillimit shoqëror të Kinës.

Përpara afro 3 mijë deputetëve, kryeministri kinez Wen Jiabao, në emër të Këshillit të Shtetit, paraqiti raportin mbi veprimtarinë e qeverisë.

"Ne do të nxisim ekonominë në një etapë të re. Në 5 vjet të ardhshëm, ekonomia kineze synon rritjen mesatre prej 7% në vit, në bazë të ngritjes së dukshme të cilësisë dhe të efektivitetit. Sipas çmimit të vitit 2010, deri në vitin 2015 GDP-ja do të kalojë 55 trilionë juanë...Do të përmirësojmë gjithanshëm jetesën e banorëve...Do të thellojmë konkretisht reformën dhe hapjen ndaj botës."

Në raportin e tij, kryeministri Wen Jiabao paraqiti objektivat dhe detyrat kryesore të qeverisë kineze në 5 vjet të ardhshëm.

Gjatë 5 vjetëve të kaluar qeveria kineze arriti rezultatin e mirë me rritjen ekonomike vjetore mesatarisht prej 11.2%, gjë që hodhi një bazë të fortë për zbatimin e "Pesëvjeçarit të 12-të".

Njëkohësisht, Wen Jiabao pohoi se Kina ndodhet ende përpara shumë provave serioze ekonomike dhe shoqërore, si disnivelit të madh të të ardhurave, strukturës joarsyeshme industriale etj. Nga ana ndërkombëtare, ekonomia botërore nuk pati bazën e fortë për rimëkëmbje dhe ekonomitë e zhvilluara nuk kanë rritje të vazhdueshme ekonomike. Të gjitha këto nuk janë optimale për fillimin e "Pesëvjeçarit të 12-të".

Në raport paraqiten edhe objektivat kryesore të vitit 2011: GDP-ja do të rritet 8%, do të përmirësohet struktura ekonomike, ngritja e nivelit të përgjithshëm të çmimit të konsumit do të kontrollohet nën 4%, do të punësohen edhe 9 milionë njerëz, do të kontrollohet përqindja e papunësisë nën 4.6%. Do të përmirësohet vazhdimisht bilnaci ndërkombëtar.

Wen Jiabao u shpreh se për realizimin e objektivave të sipërpërmendura, duhet të trajtohen si duhet marrëdhëniet midis zhvillimit relativisht të shpejt të ekonomisë, rregullimit të strukturës ekonomike dhe kontrollit të inflacionit. Do të ruhet qëndrueshmësia e nivelit të përgjithshëm të çmimit dhe do të parandalohet luhatja e madhe në ekonomi.

Këtë vit, qeveria kineze do të vijojë politikën pozitive financiare, me deficitin financiar prej 900 miliardë juanësh. Mirëpo në politikën monetare, ndryshon nga një politikë "relativisht e lirë" në atë "të kujdesshme". Ky ndryshim lidhet me inflacionin kohët e fundit në Kinë. Sondazhi tregon se "stabilizimi i çmimit dhe parandalimi i inflacionit" tani bëhet fokusi i vëmendjes së kinezëve.

"Ngritja e çmimit duhet të mos ndikojë, në asnjë mënyrë, në jetën normale të banorëve me të ardhura të ulëta", theksoi Wen Jiabao.

Kryeministri kinez tha: "Me zhvillimin e ekonomisë, duhet t'u kushtojmë më shumë rëndësi ndërtimit të shoqërisë dhe përmirësimit të jetesës së banorëve të thjeshtë."

Këto fjalë e Wen Jiabao-së tregon se në të ardhmen qeveria kineze do t'i kushtojë më shumë vëmendje përmirësimit të jetesës së banorëve. Në 5 vjet të ardhshëm, të ardhurat vjetore për frymë do të ketë rritje mesatare prej 7% në vit dhe do të shtohen 45 milionë vende të reja pune.

Meriton të vihet në vëmendje se kjo rritje e të ardhurave do të ruhet në të njejtin nivel me rritjen e ekonomisë kineze dhe ka mundësi e para do ta kalojë të fundin.

Nga ana tjetër, tjetër detyrë imediate e qeverisë është rregullimi i raportit midis të ardhurave dhe të shpërndarjes dhe ngritja e peshës specifike të të ardhurave nga puna. Në këtë drejtim, qeveria do të marrë tri masat kryesore këtë vit, si ngritja e të ardhurave bazë të banorëve me të ardhura të vogla, forcimi i rregullimit të strukturës së shpërblimeve dhe sistemimi i rendit të shpërndarjes së të ardhurave.

Vitet e fundit, kinezët vuajnë nga çmimi i lartë i banesave. Kundrejt këtij problemi, në raport thuhet se "do të këmbëngulet në kontrollin e tregut të pasurive të patundshme". Krahas dyfishimit të numrit të banesave për banorë të varfër, që do të ndërtohen këtë vit, qeveria qendrore do të krijojë edhe makanizmat e përgjegjesisë për administratat lokale.

Garantimi dhe përmirësimi i jetesës së banorëve bëhet pikënisja dhe synimi i të gjitha veprimtarive të qeverisë kineze. Me veprat konkrete, ajo i tregon botës se Kina do të ngulë këmbë në rrugën e pasurimit të përbashkët, që i gjithë populli do të përfitohet nga rezultatet e zhvillimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China