Në raportimin e Agjencisë France-Presse thuhet se Kina do të synojë zhvillimin e ekuilibruar të ekonomisë. Tani çmimi i ngritur shpejt i ushqimeve, i banesave dhe i mallrave të tjerë bazë për jetesë bëhet fokusi i vëmendjes së publikut kinez. Edhe Kina shqetësohet nga nxehja e tepërt të ekonomisë dhe inflasioni i shkaktuar nga hyrja e kapitaleve të mëdha të lëvizur në Kinë. Kryeministri Wen Jiabao theksoi se do të përpiqet të zgjidhë këtë problem.
Në raportimin e BBC-së thuhet se Kina do të kontrollojë seriozisht inflacionin, që të drejtojë ekonominë e dytë në botë të zhvillohet drejt ekuilibrimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Njëkohësisht Kina do të godasë edhe korrupsion për të garantuar stabilitetin shoqëror.
Agjencia Reuter zgjodhi 6 pika më tërheqëse në raportin e kryeminstrit Wen, si objektivi i zhvillimit, stabilizimi i çmimit, nxitja e kërkesave të brendshme, çmimi i banesave, sfida globale dhe politika e lirë monetare e ekonomive të zhvilluara.
Revista amerikane "Forbes" komentoi se sipas këtij raporti, qeveria kineze do të përballojë inflacionin, që rezultati i rritjes ekonomike do të favorizojë më shumë banorë të thjeshtë. (Wang Lei)