U mbajt më 4 mars në Pekin mbledhja e parë e Presidiumit të Sesionit të 4-të të Legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Mbledhja miratoi emërimin e Wu Bangguo, në postin e kryetarit të përhershëm të Presidiumit, si edhe programin e sesionit.
Sipas axhendës, sesioni vjetor do të mbajë punimet nga 5 deri 14 mars. Afati i fundit për paraqitjen e projekteve është ora 12 e datës 9 mars.
(Çan Yean)