Autoritetet kineze pritet të nisin në hapësirë mbi 20 mjete kozmike brenda këtij viti. Lajmi u konfirmua nga Qi Faren, anëtar i Konferencës Konsultative Politike dhe ish-projektues i anijes kozmike kineze "Shen Zhou".
Vitin e kaluar, autoritetet kineze lëshuan me sukses gati 20 satelite, të cilët ofrojnë shërbime në fusha të ndryshme. Këtë vit numri i tyre do të jetë më i lartë.
Për sa i përket fluturimeve me kozmonautë, në pjesën e dytë të vitit, do të lëshohet në hapësirë, "Tian Gong Nr.1" dhe anija "Shen Zhou Nr.8". Të dyja mjetet do të përpiqen të bashkohen në hapësirë. Më tej astronautët do të qëndrojnë në stacionin hapësinor.
Ndërkohë, z. Qi ritheksoi se zhvillimi kinez për hapësirën, ka qëllime paqësore.
Vitin e kaluar, autoritetet kineze kryen 15 lëshime në hapësirë.
(Çan Yean)