Paraqiten projektet për "Planin e 12-të 5-vjeçar"
Në prag të çeljes së Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, zëdhënësi Zhao Qizhen, deklaroi se një nga detyrat e rëndësishme të sesionit do të jetë paraqitja propozimeve për hartimin dhe zbatimin e "Planit të 12-të 5-vjeçar". Në konferencën e shtypit, zëdhënësi i sesionit Zhao Qizheng, tha se periudha e "Planit të 12-të 5-vjeçar", do të shërbejnë për ndërtimin e gjithanshëm të një shoqërie moderne. Deri tani, sekretariati i sesionit, ka marrë 711 projekte dhe 423 kërkesa për fjalime. Sesioni i 4-të i Komitetit Kombëtar i legjislaturës së11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, do të çelet më 3 mars në Pekin dhe do të zgjasë deri më 13 mars. (Du)