Banesa, të ardhurat dhe çmimet. Këto rezultojnë si problemet më të ndjeshme për popullsinë, pas një sondazhi të zhvilluar në Kinë, në prag të mbajtjes së sesioneve nga dy Asambletë.
Deri në orën 15:00 të 1 marsit, sondazhit on line, ju përgjigjën 1 milionë kinezë. Përdoruesit e internetit, gjatë sondimit on line, zgjodhën 5 problemet më të nxehta të momentin. Më i ndjeshëm është ai i strehimit dhe më pas vijnë, të ardhurat, çmimet e mallrave, lufta ndaj korrupsionit dhe punësimi.
Sondazhi zhvillohet në prag të çeljes së Sesionit të 4-të, të Asamblesë Kombëtare Popullore për Legjislaturën e 11-të të RPK-së dhe sesionit të 4-të të Konferencës Konsultative Politike të Kinës. (Fang Xiaoyu)