Përfaqësuesit e provincës Ji Lin të Kinës Veriore mbërritën në Pekin herët në mëngjesin e 1 marsit, për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Kinës.
Gjatë një komunikimi me median ata vlerësuan se, reforma e sistemit shëndetësor dhe arsimor, është në fokus të projekteve të tyre.
Priten në Pekin, edhe përfaqësues nga provincat e tjera të Kinës, si Guang Xi, Jiang Su, Qing Hai, Yun Nan, Gan Su, Ning Xia etj.
(Çan Yean)