Zyrtarët amerikanë u shprehën të kënaqur nga rezultati i vizitës së Kryetarit kinez, Hu Jintao, në SHBA. Zëvendëssekretarja e Financave, që përgjigjet për çështjet ndërkombëtare, Lael Brainard, shprehu kënaqësinë e saj për progresin e arritur në disa fusha.
Zonja Brainard mbajti një fjalim në Institutin amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Për të, SHBA-ja dhe Kina, nuk duhet të fokusohen vetëm tek çështja e kursit të këmbimit të RMB-së. Vëmendje sipas saj, u duhet kushtuar edhe mjaft problemeve të tjera.
Kina, tha Brainard, është tregu më i rëndësishëm i eksportit për SHBA-në, ndaj e ardhmja e eksporteve amerikane, do të varet nga ajo.(Zhan Dian)