Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao që bën vizitën shtetërore në SHBA- u takua më 20 janar në Cikago me kryetarin e Bashkisë së cikagos Richard Daley. Hu Jintao u shpreh se zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane nuk mund të ndahet nga pjesëmarrja aktive dhe përkrahja e ngrotë të qarqeve të ndryshme dhe të banorëve të gjerë të të dy vendeve. Cikago ka ecur përpara në anën e zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe ai shpresoi se me epërsinë e vet dhe bazën e mirë, Cikago do të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit etj. Richard Daley u shpreh se qyteti Cikago do të bëhet qyteti amerikan më miqësor me Kinën dhe do të bëhet dera që Kina të hyjë në SHBA. Ai mirëpret sa më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në këtë qytet dhe sa më shumë turistë kinezë të zhvillojnë turizëm në Cikago. (Du)