Po më 20 janar pasdite, Hu Jintao mbërriti në Çikago duke vazhduar vizitën e tij në SHBA. Para largimit nga Uashingtoni, Hu Jintao u takua përkatësisht me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Boehner dhe me kreun e Senatit amerikan,Harry Reid. Gjatë takimit, Hu Jintao theksoi se nëse Kina e SHBA-ja i përmbahen kursit të hapjes dhe të bashkëpunimit me interes të përbashkët, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe do të zhvillohen më tej duke u sjellë të dy popujve më shumë përfitime. (Fani)