PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Deklaratë e përbashkët Kinë – SHBA
2011-01-20 10:10:46 cri komenti juaj Printoni

Edhe një herë nga Uashingtoni, Kina dhe SHBA-ja, ritheksuan përmes një deklarate të përbashkët, se do të bëjnë përpjekje për një bashkëpunim të gjithanshëm aktiv në shekullin e 21-të. Dy vendet angazhohen të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti e bashkëpunimi me interes të përbashkët, në mënyrë që të përballojnë sfidat e shekullit të 21-të, thotë deklarata.


Kina dhe SHBA-ja tani po përpiqen të ndajnë bashkërisht rolin e tyre si udhëheqëse të botës. Ato angazhohen së pari të forcojnë marrëdhëniet kino-amerikane dhe të trajtojnë problemet me interes të përbashkët. Të dyja palët mbajtën qëndrimet e tyre mbi çështjen e Tajvanit, të drejtave të njeriut, marrëdhëniet ushtarake etj. Me rëndësi shihen nga palët shkëmbimet e nivelit të lartë, sidomos atyre mes parlamenteve. Çështje me interes të përbashkët është gjithashtu siguria në rajonin e Azi-Paqësorit, si edhe angazhimi përballë sfidave urgjente rajonale e globale.


Në fushën e ekonomisë Kina dhe SHBA-ja, do të bashkëpunojnë për të nxitur tregtinë e lirë, investimet globale dhe të kundërshtojnë proteksionizmin. Të gjitha këto angazhime do t'i vendosin në një ekuilibër të ri marrëdhëniet tregtare midis tyre.


Fusha të tjera ku dy vendet kërkojnë bashkëpunimin e njëra tjetrës janë, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe forcimi i sistemit global financiar.


Ndryshimet klimatike, energjia, mbrojtja e mjedisit dhe kultura, janë të tjera hapësira bashkëpunimi mes Kinës dhe SHBA-së. (Çang Çuo)


1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China