PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pala kineze mirëpret sipërmarrësit amerikanë të zhvillohen në Kinë
2011-01-20 20:42:17 cri komenti juaj Printoni
Më 19 janar, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u shpreh se pala kineze mirëpret sipërmarrësit amerikanë të zhvillohen në Kinë. Kina do t'i përmbahet reformës dhe hapjes ndaj botës dhe do t'u japë ndërmarrjeve të huaja, duke përfshirë ndërmarrjet amerikane, një mjedis investues transparent, të drejtë dhe me efektivitet të lartë. Po atë ditë, në Shtëpinë e Bardhë, Hu Jintao dhe homologu i tij amerikan Obama u takuan me sipërmarrës nga dy vendet. Hu Jintao tha se të gjitha ndërmarrjet e regjistruara në Kinë gëzojnë trajtim njësoj si të shtetasve kinez dhe qeveria kineze i trajton ata në mënyrë të barabartë. Ai shprehu bindjen se presidenti Obama dhe qeveria amerikane do t'u japin ndërmarrjeve kineze për investim në SHBA një mjedis konkurues të drejtë.   Obama u shpreh se Amerika eksporton produkte dhe shërbime për Kinën, gjë që është fakti më i mirë që SHBA-ja ka marrë fitime gjatë marrëdhënieve të mira amerikano-kineze. Ndërmarrjet kineze kanë investuar në Amerikë, gjë e cila ka nxitur rritjen ekonomike të SHBA-së. (Du)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China