PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao mbërriti në Uashington, fillon vizita zyrtare në SHBA
2011-01-19 16:41:34 cri komenti juaj Printoni

 

Kryetari i shtetit të Kinës, Hu Jintao, mbërriti më 18 janar në kryeqytetin e SHBA-së Uashington, duke filluar vizitën e tij shtetërore. Ajo zhvillohet me ftesë të Presidentit amerikan Barack Obama.


Në deklaratën e tij të parë gjatë vizitës në SHBA, Hu Jintao shprehu urimet e tij për popullin amerikan me rastin e vitit të ri duke përcjellë kështu vetë urimet e popullit kinez për atë amerikan. Ai tha gjithashtu se vizita e tij në SHBA, shërben për të nxitur besimin reciprok dhe forcuar miqësinë mes dy vendeve. Kjo, tha Kryetari kinez, do të thellojë bashkëpunimin dhe nxisë marrëdhëniet kino-amerikane.


Të martën në mbrëmje, Hu Jintao mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Presidenti Obama në Shtëpinë e Bardhë. Të dy zyrtarët vlerësuan lart përparimet e arritura në marrëdhëniet kino-amerikane. Gjithashtu ata shprehën dëshirën e tyre për të nxitur më tej zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. (Çang Çuo)


1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China