Më herët gjatë ditës, z. Obama organizoi ceremoninë solemne të pritjes për Hu Jintaon. Në të morën pjesë qindra personalitete të të dy vendeve. Më tej, dy presidentë dhe stafet e tyre, zhvilluan bisedime në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Në to merrnin pjesë, zv/kryeministri kinez Wang Qishan, zv/presidenti amerikan Joe Biden dhe 4 zyrtarë të tjerë.