Në shkurtin e vitit 1972, me ftesën e kryeministrit të Këshillit të Shtetit të Kinës Zhou Enlai, presidenti amerikan i asaj kohe, Riçard Nikson arriti në Pekin duke filluar vizitën e tij 7-ditore. Si presidenti i parë amerikan, që vizitoi Kinën pas krijimit të Republikës Popullore të Kinës, vizita e tij shënoi përfundimin e mosmarrëveshjeve 20-vjeçare mes dy vendeve. Që prej asaj kohe, normalizimi i marrëdhënieve bilaterale hyri në udhë të mbarë.
Më 1 janar të vitit 1979, Kina dhe SHBA-ja vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike. Nga 28 janar deri më 5 shkurt të vitit 1979, me ftesën e presidentit amerikan Kart, zv.kryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës Deng Xiaoping vizitoi SHBA-në. Mbas kësaj, marrëdhëniet kino-amerikane hynë në rrugën e zhvillimit të shpejtë, liderët e të dyja vendeve kanë realizuar vizita të shumta dypalëshe, edhe kanë zhvilluar takime në shumë raste të rëndësishme ndërkombëtare. (Vera)