Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoni, kryetari i Radios së Jashtme të Kinës Wang Gengnian u shpreh se CIBN-ja është institucioni kombëtar i transmetimeve në fushën e "medias së re". Duke u mbështetur në teknikat e internetit, telekomunikacionit të lëvizshëm dhe teknologji të tjera të larta, ajo transmeton në mbarë botën programe në shumë gjuhë, në formate të ndryshme dhe nëpërmjet terminaleve të ndryshme. Në 5 vjetët e ardhshme, CIBN-ja do të përpiqet të bëhet media ndërkombëtare me ndikim global.
Kryetari i Radios së Jashtme të Kinës Wang Gengnian