Në Kampionatin e 31-të Botëror të Pingpongut, që u organizua në vitin 1971 në qytetin Nagoja të Japonisë, delegacioni amerikan i shprehu delegacionit kinez dëshirën për bërjen e një vizitë në Kinë pas kësaj gare. Më 6 prill, me miratimin e kryetarit Mao Zedong, pala kineze i ftoi pingpongistët amerikanë ta vizitojnë Kinën.
Kështu që, nga 10 deri më 17 prill të vitit 1971, kryetari i Shoqatës së Ping-pongut të SHBA-së (USATT) Gram Stinhoven drejtoi delegacionin amerikan dhe kreu një turne në Kinë. Ai është delegacioni i parë amerikan që vizitoi Kinën me ftesë pas shpalljes së Kinës së re.
Vizita e pingpongistëve ka rihapur derën për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane dhe ka hedhur një bazë të mirë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Kjo vizitë vlerësohet si një veprim i rëndësishëm diplomatik që është kryer nga Pingpongu i vogël, por ka nxitur ecurinë e gjendjes globale.