PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao niset për në SHBA
2011-01-18 19:21:49 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u nis drejt SHBA-së në pasditen e 18 janarit, nga Pekini, duke nisur vizitën e tij zyrtare me ftesë të presidentit amerikan Barak Obama.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, gjatë vizitë 4-ditore, stacioni i parë i Hu Jintao-s do të jetë Uashingtoni. Dy udhëheqësit do të zhvillojnë bisedime lidhur me çështjet rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët. Gjithashtu, Hu Jintao do të takohet edhe me disa anëtarë të rëndësishëm të Kongresit amerikan për të pasur kontakte të gjera me qarqe të ndryshme. Pas Uashingtonit, udhëheqësi kinez do të vizitojë Çikagon.

Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane, dhe shënimin e fillimit të dekadës së dytë të shekullit të 21, palët kino-amerikane shprehën shpresë të madhe për këtë vizitë. Pala amerikane u shpreh se do të mirëpresë ardhjen e Hu Jintao-s e do të organizojë ceremoninë e pritjes në nivelin më të lartë e me konsideratat me të larta. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China