Po atë ditë, Hu Jintao mori pjesë në një intervistë të përbashkët të mediave amerikane, ai tha se si miku i përbashkët i Koresë së Jugut dhe të Veriut, pala kineze shpreson dhe mbështet gjithmonë të dyja palët të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre nëpërmjet dialogut dhe të realizojnë ribashkim paqesor.
Ai u shpreh gjithashtu se ka besim se nëse palët përkatëse do të respektojnë njëra-tjetrën, të zhvillojnë konsultime në mënyrë të barabartë dhe të vënë në jetë nga të gjitha anët deklaratën e përbashkët të 19 shtatorit, atëherë problemi i Gadishullit Korean do të zgjidhet në mënyrë të përshtatshme. (Vera)