Kryetari i Shtetit i Kinës, Hu Jintao, u shpreh më 17 janar, se nga këndvështrimi i prodhimit të përgjithshëm ekonomiko- tregtar, Kina ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për qarqet ekonomike botërore dhe rmb-ja ka luajtur një rol të caktuar gjatë zhvillimit të ekonomisë së botës. Por, tha ai, realizimi i ndërkombëtarizimit të rmb-së kërkon një proces relativisht të gjatë.
Gjatë intervistës së përbashkët në letër me gazetat amerikane "The Wall Street Journal" dhe "Washington Post", Hu Jintao deklaroi se për të përballuar krizën financiare ndërkombëtare, Kina po ndërmerr masa që ta zëvendësojë dollarin me monedhën e saj, rmb, për t'i ardhur në ndihmë tregtisë dhe investimeve.
Hu Jintao vuri në dukje gjithashtu se dollari është monedha kryesore ndërkombëtare e rezervës, prandaj, politika monetare amerikane mund të kenë ndikim të rëndësishëm për likujditetin botëror dhe qarkullimin e kapitaleve, prandaj, duhet të ruhet stabiliteti i arsyeshëm i qarkullimit të dollarit amerikan. (Du)