PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gazeta zyrtare kineze "Zhenminzhibao": perspektiva e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe SHBA-së është shumë e gjerë
2011-01-17 20:29:59 cri komenti juaj Printoni
Gazeta zyrtare kineze "Zhenminzhibao"botoi më 17 janar një artikull ku thuhet se perspektiva e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe SHBA-së është shumë e gjerë dhe duhet të nisemi gjithmonë nga lartësia strategjike dhe nga koha e gjatë, të nxisim pandërprerë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, kështu do të japim kontribut më të madh për lumturinë e dy popujve e bile të të gjithë botës. Në artikull vihet në dukje se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe SHBA-së u ka dhënë të dyja palëve interesa shumë të mëdha. Zhvillimi i këtyre marrëdhënieve me leverdi reciproke dhe me fitime të përbashkëta përputhet me interesat themelore të të dy vendeve dhe të të dy popujve dhe do të vazhdojë të jetë gur themeli dhe forcë nxitëse për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.   Në artikull theksohet se tani është periudha kyçe e thellimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe SHBA-së. Marrëdhëniet ekonomiko-tregatre me zhvillim të mirë midis dy vendeve do të ndihmojë nxitjen e shtimit stabël të ekonomisë së dy vendeve dhe procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. (Du)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China