PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare(GMG)
2011-01-17 21:26:57 cri komenti juaj Printoni
Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare pranë Radios së Jashtme të Kinës, është një platformë e re që i shërben zgjerimit të medias, sektorit kulturor dhe për ngritjes së ndikimit të radios.

Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare, merret me administrimin e shërbimeve mediatike. Ai gëzon burime të shumta mediatike si radio, televizion, shtyp, internet dhe të multimedia. Grupi përfshin kompaninë "Guoguangguangrong" (biznesi radiofonik), kompaninë "Guoguangdongfang" (biznesi i internetit dhe i IPTV-së), kompaninë "Guoshitongxun" (televizioni në celular), kompaninë "Guoguangshiji" (biznesi i radios ndërkomvbëtare), kompaninë "Guoguangruishi" (biznesi i blerjes së produkteve televizive), kompaninë "Guoguanggaoke" (biznesi i audios) etj. Markat kryesore të grupit janë "HIT FM", "EASY FM", "CRI Online" etj., që ndiqen nga një numër i lartë dëgjuesish dhe vizitorësh në internet.

Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare u krijua me investimet e përbashkëta të Radios së Jashtme të Kinës, kompanisë "Tongfang", gazetës "Zhejiangribao" etj. Ato janë kompani përfaqësuese në tregun e medias, të teknologjisë së lartë dhe sektorit financiar.

Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare, u ngarkua për administrimin e CIBN-it të Radios së Jashtme të Kinës, pas miratimit nga Drejtoria e Përgjithshme Shtetërore, e Radio-Film-Televizionit.

Grupi do të mësojë nga përvoja e administrimit të multimedias brenda dhe jashtë vendit, duke nxitur zhvillimin e CIBN-it.

Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare do të shfrytëzojë rastin për të sjellë revolucionin e teknologjisë së lartë dhe të zhvillojë fuqimisht një media të re dhe moderne për botën. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China