PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao: Kina dhe SHBA-ja të përjashtojnë ndërhyrjet
2011-01-17 17:25:59 cri komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, përcjell një mesazh të qartë për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Përmes dy gazetave më të mëdha amerikane, "The Wall Street Journal" dhe "Washington Post", Hu Jintao, thotë se shmangja e ndërhyrjeve dhe përballimi bashkërisht i sfidave, është në të mirë të të dy vendeve. Udhëheqësi kinez tha se Kina dhe SHBA-ja, mund të përfitonin nga paqja e jo nga konflikti mes tyre.

Në intervistën dhënë "Wall Street Journal" dhe "Washington Post", Hu Jintao, pranon se midis Kinës dhe SHBA-së, ekzistojnë mosmarrëveshje. Por njëkohësisht ai bëri thirrje se të dyja vendet duhet të ndjen kursin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, të forcojnë komunikimin dhe besimin mes tyre, për të trajtuar mosmarrëveshjet dhe problemet e ndjeshme në mënyrë të përshtatshme. Vetëm dialogu sipas tij, do të shtyjë përpara marrëdhëniet kino-amerikane dhe do t'i bëjë ato të qëndrueshme.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China