PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillimi si multimedia
2011-01-14 22:49:38 cri komenti juaj Printoni

Në korrik të vitit 2006 u aktivizua shërbimi "podcast" në gjuhët kineze, angleze, koreane dhe japoneze. Krahas shumë programeve të prodhuara nga podcastorët, në këtë platformë u paraqitën edhe shumë programe të radios për mësimin e gjuhëve të huaja, "talk show" etj.

Që nga prilli 2007, duke bashkëpunuar me dy kompani kryesore kineze të telekomunikacionit, Radioja e Jashtme e Kinës, filloi shërbimet audiovizive në celular.

Në shtator 2007, nën logon "CRIonline", u publikua "CRI Webcast", që synon lokalizimin e programeve audio në internet, nëpërmjet bashkëpunimit me kompani të huaja.

Në dhjetor 2007, pranë Radios së Jashtme të Kinës u shpall Instituti "Konfuci" nëpërmjet radios. Ai shërben për dhënien e mësimit të gjuhës kineze në radio online dhe mjete multimedia në gjuhën mëme.

Në korrik 2008, CRIonline hapi uebsajtin "Udhërrëfyes për myslimanët, gjatë Lojërave Olimpike 2008", për t'u ofruar miqve myslimanë nga vende të ndryshme të botës informacione më praktike lidhur me zakonet e tyre fetare.

Në gusht 2008, u eksperimentua "CRI online Mobile" në gjuhët kineze dhe angleze dhe një vit më vonë, nis zyrtarisht "CRI online Mobile" në shumë gjuhë.

Në shkurt 2010, revista multimediale online "Drita e Qyteteve" u shfaq për përdoruesit e internetit. Kjo revistë mund të lexohet me iPad.

Më 23 mars 2010, në CRIonline, mund të ndiqen edhe filma kinezë. Platforma krijon lehtësi për njohjen dhe shikimin e filmave kinezë nëpërmjet internetit dhe synon të nxitë shkëmbimet me vende të tjera në këtë drejtim.

Në prill 2010, u aktivizua uebsajti "Kinë-ASEAN", një platformë mediatike për bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it.

Më 15 prill 2010, Radioja e Jashtme e Kinës dhe Radioja turke "Orientim" filluan punën për uebsajtin kulturo-turistik Kinë-Turqi. Ai funksionon në Turqi dhe publikon programe të prodhuara në vend. Ai i njeh turqit me kulturën kineze dhe u ofron informacione turistike.

Në qershor 2010, Radioja e Jashtme e Kinës dhe Kompania Microsoft filluan bashkërisht shërbimin WebTV. Të dyja palët luajnë përkatësisht rolin si operator i WebTV-së dhe shërbejnë me teknologji.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China