Më 13 janar sekretari amerikan i Tregtisë Gary Locke tha në Uashington se SHBA-ja përshëndet zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze. Kjo jo vetëm favorizon Kinën, por edhe ndërmarrjet amerikane dhe ekonominë globale.
Në fjalimin e mbajtur në një drekë të shtruar më 13 janar nga USCBC-ja, Gary Locke tha se rritja ekonomike e Kinës ndihmoi disa qind milionë kinezë të shkëputen nga varfëria. Në të ardhmen, edhe disa qind milionë kinezë do të hyjnë në radhën e klasës së mesme. Ndërmarrjet amerikane mund të kenë hapësirë të madhe të zhvillimit në të.
Ai vuri në dukje se thellimi nga ndërmarrjet amerikane i marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar me Kinën mund të përmirësojë jetesën e masave popullore të Kinës dhe të favorizojë SHBA-në të krijojë rastin e punësimit. Tani marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis SHBA-së dhe Kinës kanë hyrë në periudhën e re kyçe. Kina është bërë grupi i dytë ekonomik në botë. Bashkëpunimi dypalësh mund të hedhë bazë të mirë për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë globale. (Sihai)