Gjatë vizitës së tij në SHBA, Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, bisedoi më 5 janar me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.
Kryediplomati kinez, vlerësoi përparimet në marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu besim se vizita e Hu Jintao-s në SHBA, do të jetë thelbësore për drejtimin e marrëdhënieve kino-amerikane në të ardhmen. Sipas tij, bashkëpunimi midis dy vendeve, do të japë kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e mbarë botës.
Zonja Klinton, u shpreh se SHBA-ja, po pret vizitën e Hu Jintao-s dhe së bashku me palën kineze po përgatiten për të garantuar suksesin e vizitës.
Temë e bisedimeve midis dy kreydiplomatëve, ishte edhe situata në gadishullin Korean, çështjen bërthamore të Iranit dhe probleme ndërkombëtare e rajonale të konsideruara në interes të përbashkët. (Fang Xiaoyu)