PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA: vizita e Hu Jintao-s është shumë e rëndësishme
2011-01-14 20:14:31 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve kino-amerikane, Stephen Orlins, në një intervistë dhënë korrespondentit të Agjencisë Kineze të lajmeve, Hsinhua në Nju Jork, u shpreh vizita e Kryetarit të Kinës Hu Jintao, është kuptimplotë dhe e rëndësishme për nxitjen e besimet reciprok.

Për z. Orlins takimi me presidentin Obama, liderë të kongresit dhe përfaqësues të biznesit, do të jetë një shkëmbim i drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Kinës.

Orlins është dëshmitar i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane nga 1976 deri në vitin 1979. Në përgjithësi ai i sheh të mira marrëdhëniet kino-amerikane, por disa herë me keqkuptime. Ndaj, vizita e Hu Jintao-s do të vendosë komunikimin dhe do të forcojë besimin reciprok e strategjik në shumë fusha.

Në aspektin ekonomik, vizita e Kryetarit Hu Jintao do të sjellë nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare dhe të investimeve. Investimet kineze, jo vetëm do të ndihmojë në shtimin e vendeve të punës, por edhe do të krijojnë një mjedis të favorshëm ekonomik. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për bashkërendimin e politikave tregtare.

Orlins mendon se vizita e Hu Jintao-s, do të sjellë dialogun e dy liderëve më të lartë, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ndryshimit të klimës dhe çështjeve të sigurimit. Tani, thotë Orlins, bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Kinës është shumë i gjerë. Kina dhe SHBA-ja po përballojnë sfida të njëjta, si për shembull terrorizmin, krizën financiare dhe ndryshimin e klimës. Të dyja shtetet duhet t'u rezistojnë së bashku këtyre sfidave. Orlins shpreson se gjatë vizitës Hu Jintao-s, do të ketë takime direkte me popullin amerikan, veçanërisht me fëmijët amerikanë, të cilët po mësojnë kinezçe.

Gjithashtu Orlins shpreson se takimi i Kryetarit Hu Jintao dhe Presidentit Obama, do të jetë i suksesshëm, por zhvillimi aktiv i tyre kërkon përpjekje të përbashkëta edhe pas kësaj vizite.

Le të shpresojmë, thotë Orlins, se vizita e Hu Jintao-s në SHAB, do të hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve kino-amerikane. Jam optimist, se në vitin 2011, SHBA-ja dhe Kina do të afrohen më shumë se vitin 2010, thotë Orlins. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China