Në një shkrim të 9 janarit, agjencia e lajmeve Reuters, thoshte se këtë muaj Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, viziton SHBA-në. Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Hu Jintao do të përpiqen të lënë mënjanë zigzaget e vitit 2010 dhe do të formojnë marrëdhënie partneriteti midis dy vendeve dhe jo si rivalë në konkurrencë. Vizita e Hu-së, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë 30 viteve të fundit, thotë Reuters.
Z. Obama shprehu para kësaj, se marrëdhëniet amerikano-kineze do të karakterizojnë shekullin e 21-të.