Ekspertë amerikanë mbi marrëdhëniet kino-amerikane thonë për shtypin kinez se vizita e Kryetarit të Shtetit të Kinës Hu Jintao, në SHBA, do të forcojë besim reciprok e strategjik dypalësh dhe do t'i shtyjë marrëdhëniet midis dy vendeve në drejtimin e duhur.
Ish-ambasadori amerikan në Pekin, eksperti i njohur mbi Kinën J. Stapleton Roy, thotë se SHBA-ja dhe Kina kanë shumë interesa strategjike të përbashkëta. Ndaj shton ai, të dyja palët shpresojnë të sigurojnë një sistem funksional, të qëndrueshëm, të barabartë dhe të drejtë ndërkombëtar. Vizita e Kryetarit Hu Jintao, do të ofrojë "një rast të mirë" për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dy paleshe.
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve kino-amerikane, Stephen Orlins thotë se në përgjithësi ai i sheh të mira marrëdhëniet kino-amerikane, por disa herë me keqkuptime. Ndaj, vizita e Hu Jintao-s do të vendosë komunikimin dhe do të forcojë besimin reciprok e strategjik në shumë fusha, si mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike, terrorizmin dhe sigurinë. (Zhan Dian)