PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
APEK-u duhet të krijojë kushtete për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë
2010-11-13 20:35:55 CRI Komenti juaj Printoni

U zhvillua më 13 nëntor, Konferenca e 18-të jozyrtare e liderëve të APEK-ut në Yokohama të Japonisë. 21 përfaqësuesit e APEK-ut si edhe Presidenti i shtetit i Kinës Hu Jintao morën pjesë në këtë konferencë.

Gjatë zhvillimit të fazës së parë të kësaj konference, , presidenti kinez Hu Jintao shtjelloi qëndrimin e Kinës për strategjinë e rritjes ekonomike në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit.

Hu Jintao tha se tendenca e përgjithshme e zhvillimit ekonomik në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit është e mirë, ndaj dhe nxit rimbëkëmbjen e vazhdueshme për rritjen e ekonomisë botërore. Njëkohësisht, zhvillimi i ekonomisë në këtë rajon përballon disa nga sfidat dhe problemet e vështira. Duhet të bëjnë përpjekje për ruajtjen e rezultateve të zhvillimit ekonomik.

Ai vuri në dukje se vendet në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit duhet të mësohen me ndryshimin e ekonomisë në botë dhe në rajon, gjë që do të realizojnë zhvillimin e mirë dhe të shpejtë të ekonomisë për rajonin. Për këto, anëtarët e APEK-ut duhet të bëjnë përpjekje për të nxitur rritjen në ekuilibër dhe të krijojnë kushtete për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë. Sipas Presidentit kinez, vendet duhet të propozojnë rritje gjithëpërfshirëse dhe të forcojnë aftësinë e brendshme të nxitjes të ekonomisë. Gjithashtu duhet nxitur rritja e vazhdueshme, ndaj edhe po bëhen përpjekje për arritjen e një zhvillimi ekonomik afatgjatë. Duhet të inkurajojnë rritjen e re dhe të ofrojnë burimet e nxitjes së ekonomisë. Duhet të realizojnë rritjen e sigurtë dhe të ruajnë rezultatet e zhvillimit ekonomik.

Gjatë konferencës 2 ditore, liderët do të zhvillojnë mbledhjet jozyrtare në dy faza dhe do të diskutojnë kryesisht mbi situatën e zhvillimit për arritjen e "qëllimit Bogor" (realizimi i lirimit të tregtisë dhe të investimeve) të anëtarëve të zhvilluar, mbi metodat e mundshme të ndërtimit të zonës së tregtisë së lirë në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit, mbi realizimin e rritjes në ekuilibër, gjithëpërfshirës, të vazhdueshëm , të krijimit të risive dhe nxitjen e sigurisë për drithërat. Gjithashtu , forcimin e bashkëpunimit për parandalimin dhe pakësimin e fatkeqësive natyrore, etj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China