PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao: të vazhdojmë përpjekjet për nxitjen e rritjes ekonomike të botës
2010-11-12 19:55:06 cri komenti juaj Printoni
Më 12 nëntor u zhvillua në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut, Samiti i 5-të i udhëheqësve të Grupit të 20 vendeve. Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao mori pjesë në këtë samit dhe mbajti fjalim. Ai theksoi se palët e ndryshme duhet të ruajnë frymën e bashkëpunimit, dhe të vazhdojnë përpjekjet për të nxitur ekonominë botërore që të rritet në mënyrë të fuqishme, të vazhdueshme dhe proporcionale.

Për të realizuar rritjen e fortë, të vazhdueshme e proporcionale të ekonomisë botërore, Hu Jintao parashtroi 4 propozimet. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të përmirësojnë sistemin e kornizës, të nxitin zhvillimin e bashkëpunimit, të marrin iniciativën për hapjen dhe tregtinë, të shpejtojnë zhvillimin përpjesëtimor, të përmirësojnë sistemin financiar, të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm, të zvogëlojnë diferencën e zhvillimit dhe të shpejtojnë zhvillimin proporcional.

Në këtë samit do të diskutohet kryesisht për situatën ekonomike të botës, kornizën e rritjes së fortë, të vazhdueshme dhe proporcionale, reformën e institucioneve financiare ndërkombëtare, kontrollin e administrimin e financës ndërkombëtare, rrjetin e sigurisë së financës botërore dhe për tema të tjera mbi zhvillimin dhe tregtinë. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China