Duke iu përgjigjur më 10 tetor pyetjeve të mediave jugkoreane, Hu Jintao u shpreh se tani ekonomia botërore po rigjallërohet me ritme të ngadalta, perspektiva nuk është optimiste. Si një platformë kryesore për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, Grupi i 20 vendeve ka përgjegjësinë të nxitë palët e ndryshme të forcojnë koordinimin e politikës makroekonomike dhe të nxitë rritjen e ekonomisë globale. Kina do të vazhdojë të ruajë frymën e bashkëpunimit të përbashkët, të bëjë si duhet me vendet e ndryshme anëtare të këtij grupi Samitin e tij në Seul dhe të nxitë aktivisht ekonominë botërore për të realizuar rritje të fortë, të vazhdueshme dhe proporcionale. (Sihai)