PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shënime nga Lijiang [13 tetor 2010]
2010-10-14 10:46:17 cri komenti juaj Printoni

SHËNIME NGA LIJIANG

ANDI BEJTJA

TV KLAN

Rrallëherë, edhe pse akoma nuk kam arritur ta shpjegoj, kam ndjerë se ka vende apo dhe qytete që çlirojnë energji pozitive që në fund shndërrohet në një lloj paqe shpirtërore për ty dhe për të tjerët që ndodhen rreth teje. Në fakt, sapo avioni nga Pekini u ul në aeroportin e qyetit Lijiang të provincës Yunnan, më kaploi kjo lloj ndjesie e pashpjegueshme, një gjendje spiritualsite positive edhe pse rruga nga Pekini ishte relativisht e gjatë për një europian, rreth 3 orë e 30 min edhe pse avioni u nis rreth një orë me vonesë pasi kishim hipur në bord. Aeroporti mu duk familjar, dhe ne fraksion të sekondës I bëra pyetje vetes: si ka mundësi ta përftoj këtë gjendje pozitive sa shkela në këtë aeroport e për më tepër teksa ndodhem përpara shinave lëvizëse në një pamje aspak frymëzuese duke pritur të mar bagazhet? U mundova ta analizoj këtë situatë por më kot. E vetmja rrethanë që ndihmonte në këtë gjendje ishte shpati i malit përbri ku mjegullnaja të ndryshme I ishin rrasur si kapelë në kokë shkëmbinjvenë mënyrë mistike. Por gjithsesi kjo gjendje pozitive shpirtërore nuk ka lidhje me mistikën apo me të panjohurën. Kisha zbritur në dhjetra aeroporte me pamje shumë frymëzuese, por nuk e kisha ndjerë këtë pozitivitet. Teksa u akomoduam në autobus dhe morëm rrugën për në zemër të qytetit, rrugës në kilometrat e parë, për pak deshmë iku ajo gjendja e mirë shpirtërore, pasi një pjesë e rrugës ishte e paasfaltuar mirë, me godina të rrënuara anash dhe mbi të gjitha me një baltë ngjyrë të kuqërremtë, që më kujtoi sa hap e mbyll sytë periferitë e qyteteve të vogla shqiptare, të zhytura në varfëri, për të cilat nuk mendon askush dhe ku zakonisht kryetarët e bashkive luajnë gjithë ditën tavëll. Kasha gabuar shumë rëndë. Kur pas pak kilometrash, u shfaq rruga e asfaltuar dhe sidomos shtyllat ndricuese me panele diellore, u bë e qartë se për këtë vend dikush mendon seriozisht. Më pas, fushat e mëdha ngjyrë të verdha të mbjella me oriz ma rikthyen plotëshit atë spiritualitet të magjishëm, i bindur plotësisht se ky qytet kishte shumë e shumë për të eksploruar. Që nga ky cast kjo gjendje shpirtërore nuk do të ndërpitej më.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China