SHBA-ja refuzon hetimin e anti-subvencioneve ndaj politikës së kursit të renminbisë
Më 31 gusht, Departamenti amerikan i Tregtisë refuzoi të zhvillojë hetime ndaj politikës së kursit të këmbimit të renminbisë nëse ai ka shkaktuar subvencion të padrejtë.
Në një deklaratë të këtij departamenti, në dy çështje ligjore anti-subvencioni si alumin të eksportuar në SHBA nga Kina dhe letra bakri, kompanitë prodhuese brenda SHBA-së akuzuan politikën e kursit këmbimi të renminbisë se ka shkaktuar subvencion të padrejtë, duke i kërkuar Departamentit amerikan të Tregtisë të zhvillojë hetimin e anti-subvencionit. Por, pas verifikimeve ky departament ka vlerësuar me seriozitet propozimet ligjore, argumente përkatëse në këto çështje dhe standardin ligjor të hetimit të anti-subvencionit, ai mendon se akuzat e sipërpërmendura nuk përputhen me kërkesat ligjore të hetimit.
Një zyrtar i këtij departamenti që përgjigjet për eksportet sqaroi se këto kompani s'mund të dëshmojnë interesat nëse sistemi i kursit të këmbimit të renminbisë iu ka dhënë ndërmarrjeve ose industrive të caktuara që pranuan hetimin.
Po atë ditë ky departament gjykoi se alumini kinez i eksportuar në SHBA ka subvencion të padrejtë, në një normë nga 6.18% deri 137.65%.(U Sen)(Albana)