Korrespondeti i Radios së Jashtme të Kinës mësoi më 24 gusht se, për të nderuar viktimat hongkongase në incidentin e pengmarrjes në Filipine, më 25 dhe 26 gusht, do të ngritet në gjysmështizë flamuri i rajonit të Hong Kongut në të gjithë organet qeveritare të Rajonit të Posacëm Administrativ të Hong Kongut.
Njëkohësisht, qeveria e Hong Kongut ka krijuar një profil në faqen popullore të internetit, Facebook, për të dhënë informacione mbi ngjarjen dhe për të ndihmuar të afërmit e viktimave. Përveç këtyre, në 18 distrikte në mbarë Hong Kongun janë ngritur vende për zhvillimin e homazheve për t'u ofruar njerëzve të shprehin ngushëllime për viktimat hongkongase. (Çang Çuo)