Më 23 gusht, për tragjedinë e rrëmbimit të turistëve honkongas në Filipine, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Ma Zhaoxu u shpreh se qeveria kineze dënon ashpër mizoritë e kriminelit. Ai bëri homazh për viktimat pra bashkëatdhetarët hongkongas si dhe shprehu ngushëllim të thellë për familjet e viktimave. Qeveria kineze dërgoi një grup pune në Filipine.
Ma Zhaoxu tha se pas incidentit, qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe këtij veprimi dhe i ka kërkuar palës filipinase garantimin e sigurisë së pengjeve dhe shpëtimin e tyre. (Yuan Xin)(Albana)