Më 24 gusht, administrata e rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut ngriti në gjysmë shtizë flamurin për nder të viktimave nga tragjedia e rrëmbimit në Filipine. Të gjithë zyrtarët kryesorë anuluan aktivitetet e panevojshme.
Kryetari i administratës së rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut Tsang Yam-kuen i dënoi ashpër veprimet mizore të kriminelit në këtë tragjedi dhe shprehu ngushëllime të thella për të afërmit e viktimave duke premtuar që do u ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme. Ai u shpreh se po merret me organizimin e kthimit të trupave të viktimave në Hong Kong. (Yuan Xin)(Albana)