Sipas statistikave, deri në orën 19:35 të datës 19 gusht, rrëshqitja e dherave në qytezën Gongshan të provincës Junan, në Kinën jugperëndimore ka prekur 275 persona ku ndër to, 6 kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë zhdukur. Puna e shpëtimit po zhvillohet normalisht, lajmi i mirë është se ka rifilluar funksionimi i rrjetit të telekomunikacionit dhe transportit. (Wang Xianya)(Albana)