Më 15 gusht, ambasadat kineze në Gjermani, Poloni, Serbi dhe konsullata kineze në Almaty zhvilluan homazhe për viktimat e fatkeqësisë nga rrëshqitjet e tokës në Zhouqu të provincës Gansu.
Nga ora 8 deri në orën 9 të 15 gushtit sipas orës vendore, këto ambasada zhvilluan ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe më pas, të gjithë punonjësit mbajtën 3 minuta heshtje për viktimat.
Në orën 9 të 15 gushtit sipas orës vendore, konsullata kineze në Almaty uli flamurin në gjysmështizë për të bërë homazh për viktimat. (Yuan Xin)(Albana)