Deri në orën 16 të 14 gushtit, rrëshqitjet e mëdha të tokës që ndodhën më 8 gusht në qytezën Zhou Qu të provincës Gansu të Kinës veriperëndimore kanë shkaktuar 1239 të vdekur dhe 505 të tjerë të humbur. Në prag të një jave pas kësaj fatkeqësie, sot banorët në krahina të ndryshme të Kinës zhvilluan aktivitete përkujtimore për të shprehur ngushëllime dhe hidhërime të thella ndaj viktimave në këtë tragjedi.
Në orën 5:25 të 15 gushtit, flamuri kombëtar i Kinës në sheshin Tiananmen të Pekinit u ul në gjysmështizë, ku u mblodhën edhe mbi 10 mijë banorë të thjeshtë. Po atë ditë paradite, liderët e vendit Hu Jintao, Jiang Zemin, Wu Bangguo, Wen Jiabao etj., mbajtën heshtje së bashku me popullin kinez ndaj viktimave në rrëshqitjet e tokës në Zhou Qu.
Në orën 10 të 15 gushtit, në vend ndodhje të rrëshqitjeve të tokës mbi 4000 njerëz morën pjesë në veprimtarinë përkujtimore dhe në të njëjtën kohë, në kryeqendrën e provincës Gansu qytet Lanzhou, 10 mijë banorë të grumbulluar qëndruan në heshtje me sytë e mbushur me lotë, bënë homazhe lidhur me vdekjen e viktimave në këtë tragjedi.
Gjithashtu, të gjitha gazetat dhe revistat e 15 gushtit u botuan me ngjyrë të zezë. Nga nata e 14 gushtit, faqet e para të uebsajteve kryesore kineze janë shndërruar në të zezë. Përdoruesit e internetit në mbarë vendin shprehën hidhërimet në mënyra të ndryshme, duke shpresuar që banorët e prekur nga fatkeqësia të kryejnë sa më parë rindërtimin e vatrës së tyre.
Po atë ditë, në parkun e EXPO-së 2010 që po zhvillohet në Shangai u ndaluan të gjitha aktivitetet argëtuese publike, duke ndërprerë transmetimin e muzikës dhe u ul flamuri kombëtar në gjysmështizë. Gjithashtu në të gjitha organet e institucionet qeveritare, ndërtesat e rëndësishme dhe shkollat në Hong Kong e Makao edhe flamuri kombëtar u ngrit në gjysmështizë.
Përveç këtyre, në ambasadat e konsullatat e Kinës jashtë vendit u organizuan edhe veprimtari të ndryshme përkujtimore.
(Çan Yean)


















