Sipas njoftimeve të agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, për të shprehur hidhëllime të thella ndaj viktimave në rrëshqitjet e tokës në qytezën Zhou Qu të provincës Gan Su, Këshilli i Shtetit i Kinës mori vendim se më 15 gusht do të zhvillojë veprimtari përkatëse në mbarë vendin. Në të njëjtën kohë, institucionet dhe organizatat shtetërore dhe të gjitha ambasadat e konsullat e Kinës jashtë vendit do të ulin flamurin kombëtar në gjysmështizë, duke ndaluar aktivitetet argëtuese publike.
(Çan Yean)