

Zhouqu pas rrëshqitjes së tokës
Sipas njoftimeve të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, deri në orën 16:30 të 12 gushtit, nga rrëshqitjet e tokës që goditën qytezën Zhouqu të Kinës perëndimore, janë numëruar 1144 të vdekur dhe 600 të humbur. Krahas kësaj, janë shpëtuar 1243 persona.
Sipas të dhënave përkatëse, kjo fatkeqësi ka shkatërruar mbi 5500 banesa. (Jiang Lei)(Albana)


















