Më 10 gusht, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun shprehu keqardhje dhe ngushëllime të thella për Kinën, e cila kohët e fundit u përball me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Zhouqu të provincës Gansu.
Në sesionin mujor me përfaqësues të vendeve të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki-moon tha se ditët e fundit, në Zhouqu të Kinës perëndimore kanë ndodhur përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, çka kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Për këtë arsye, ai shprehu keqardhjen e thellë për qeverinë kineze dhe popullin kinez si dhe ngushëllime për të afërmit e viktimave.
Ban Ki-mun shtoi se OKB-ja është e gatshme që t'i ofrojë Kinës ndihmë në bazë të nevojave së qeverisë kineze.
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Li Baodong shprehu falënderime për Ban Ki-mun, duke e njohur me gjendjen e fundit të fatkeqësisë dhe punëve të shpëtimit. (Jiang Lei)(Albana)


















